Reshje bore në Korçë

Reshje të lehta bore janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Qarkun e Korçës më konkretisht në segmentin rrugor Boboshticë–Dardhë. Pavarësisht se kemi hyrë tashmë në stinën e pranverës, në zonën e Dardhës janë regjistruar reshje dëbore me intensitet të ulët gjatë orëve të para të mëngjesit. Firma kontraktore ka zbritur në terren për të ndërhyrë me pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre. Në zonat e tjera nuk ka pasur reshje dëbore. /Klan/