Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në pikëkalimin kufitar Kullë–Rozhajë, në të dy drejtimet, është bërë e pakalueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Sipas njoftimit, bllokimi i rrugës ka ardhur si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e territorit të Malit të Zi. “Rruga PKK Kullë–Rozhajë dhe anasjelltas është e pa kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve për shkak të borës”, thuhet në njoftim. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin këtë rrugë deri në një njoftim tjetër, ndërsa për informata shtesë mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat përkatës. /Telegrafi/