Vinicius Junior u rikthye për t’i shkaktuar telashe Manchester Cityt, duke vazhduar performancën vendimtare në “Etihad Stadium” me një shpjegim sfidues për festimin e tij të golit. Pasi hapi rezultatin me një penallti, sulmuesi brazilian bëri një gjest “duke qarë” drejt tifozëve vendas. Ky veprim ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj talljeve që kishte marrë pasi nuk e fitoi Topin e Artë në vitin 2024. Ndeshja e kthimit e fazës së 1/8-tës të Ligës së Kampionëve riktheu rivalitetin mes Real Madridit dhe Manchester Cityt. Me avantazhin 3-0 nga ndeshja e parë, madrilenët praktikisht vendosën kualifikimin që në minutën e 22-të, falë golit të Vinicius. Pas një sekuence kaotike ku Bernardo Silva u ndëshkua me karton të kuq për një prekje të qëllimshme me dorë mbi vijën e portës, braziliani mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe shënoi. Festimi i tij më pas, fillimisht duke kërkuar heshtje nga tifozët dhe më pas duke imituar të qarën, shkaktoi menjëherë reagime të ashpra nga publiku vendas. Ishte një natë historike për sulmuesin, i cili tani ka marrë pjesë në tetë gola kundër Manchester Cityt, një rekord që tejkalohet vetëm nga Lionel Messi (9) në historinë e këtij kompeticioni. Publikohet analiza e VAR-it për pozicionin e Viniciusit para penalltisë dhe për kartonin e kuq të Silvas Pas ndeshjes, Vinicius sqaroi se veprimet e tij nuk ishin një mungesë respekti e përgjithshme, por një përgjigje e drejtuar ndaj trajtimit që kishte marrë gjatë vizitës së mëparshme të Real Madridit në Manchester. “Herën e fundit që erdhëm këtu, tifozët e Manchester Cityt po talleshin me mua”, shpjegoi ai, duke iu referuar pankartave që ironizonin vendin e tij të dytë pas Rodrit në Topin e Artë 2024. “Nuk po i shfaqja mungesë respekti tifozëve të Cityt, por ishte një mënyrë për t’u treguar atyre veten time”, ka deklaruar braziliani.