Ministri iranian i Inteligjencës vritet, thotë Izraeli

Ministri i Inteligjencës i Iranit, Esmaeil Khatib, është vrarë, sipas ministrit izraelit të Mbrojtjes. Israel Katz tha se Khatib u "eliminua" në një sulm gjatë natës, transmeton Telegrafi. Nuk ka pasur konfirmim nga Irani në lidhje me vdekjen e raportuar të Khatib. Katz tha se ai dhe kryeministri Benjamin Netanyahu kanë autorizuar ushtrinë të vrasë çdo zyrtar tjetër të lartë iranian që është në shënjestër, pa pasur nevojë për miratim shtesë. SHBA-të hedhin bomba 2270 kilogramëshe në bazat nëntokësore iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit Vdekja e tij e raportuar vjen pasi Teherani konfirmoi vrasjen e shefit të fuqishëm të sigurisë kombëtare të vendit, Ali Larijani, dhe kreut të forcës paramilitare Basij të IRGC-së. Khatib ishte ndër zyrtarët për të cilët SHBA-të po kërkonin informacion javën e kaluar, duke ofruar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë. Shpërblimi synonte 10 zyrtarë të lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit dhe gjithashtu shefin e sigurisë Ali Larijani, i cili u vra të hënën, dhe udhëheqësin e ri suprem, Mojtaba Khamenei. /Telegrafi/ Israeli Defense Minister Katz: "PM Netanyahu and I have authorized the IDF to eliminate any senior Iranian official once an intelligence and operational window is established, without additional approval. [...] Even today, there will be significant surprises across all fronts." pic.twitter.com/rodxzMrH5W — Visegrád 24 (@visegrad24) March 18, 2026