Një pjesë e autostradës së Kalifornisë u mbyll për gati nëntë orë, ndërsa ekipet punonin për të pastruar një derdhje shurupi ngjitës. Patrulla e autostradës së Kalifornisë tha se një kamion u rrokullis të hënën në korsitë perëndimore të autostradës 10 në Fontana, duke shkaktuar derdhjen e qindra gallonëve shurup në rrugë, transmeton Telegrafi. Ekipet e Caltrans u përpoqën të përdornin një material thithës për të pastruar shurupin, por ai rezultoi shumë ngjitës, kështu që një kamion uji u soll për të pastruar rrugën me ujë të pijshëm. Korsitë perëndimore u mbyllën për gati nëntë orë gjatë operacionit të pastrimit. Rruga u rihap më në fund rreth orës 8 të mbrëmjes të hënën. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com