Ndërsa Izraeli pretendon se ka eliminuar më shumë figura, këta janë zyrtarët kryesorë iranianë që dihet se kanë vdekur. Pas raportimit të mediave shtetërore iraniane për vdekjen e komandantit të Basij, Gholamreza Soleimani është zyrtari më i fundit që është vrarë që nga fillimi i luftës. Izraeli gjithashtu pretendon se ka vrarë kreun e fuqishëm të sigurisë iraniane, Ali Larijani, megjithatë kjo nuk është konfirmuar nga Irani, shkruan skynews. MINUTË PAS MINUTE - Gjithçka që po ndodh në Iran dhe në Lindjen e Mesme Ja listë e zyrtarëve kryesorë iranianë që janë vrarë deri tani gjatë luftës: Ayatollah Ali Khamenei – udhëheqësi suprem i Iranit që nga viti 1989, u vra në sulme të papritura amerikano-izraelite që shënuan fillimin e luftës; Ali Shamkhani – sekretar i Këshillit të Sigurisë së Iranit dhe këshilltar kryesor i Khamenei-t. U vra në sulmet amerikano-izraelite; Mohammad Pakpour – komandant i Gardës Revolucionare të Iranit, ky ishte figura kyçe në shtypjen e fundit të protestave që la pas mijëra të vrarë; Aziz Nasirzadeh – ministër i mbrojtjes i Iranit, i cili kishte kërcënuar me sulme hakmarrëse ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme; Mohammad Shirazi – kreu i Byrosë Ushtarake që nga viti 1989, përgjegjës për lidhjet mes Khamenei-t dhe komandantëve të lartë të forcave të armatosura; Abdol Rahim Mousavi – shef i stafit të forcave të armatosura, pasardhës i Mohammad Bagheri-t, i cili u vra nga Izraeli gjatë luftës 12-ditore vitin e kaluar. Esmaeil Khatib - Ministri i Inteligjencës i Iranit. /Telegrafi/