Florent Hadergjonaj po zhvillon sezonin e jetës me Alanyaspor – supergol dhe dy asistime në fitoren e radhës

Mbrojtësi i krahut, Florent Hadergjonaj , ishte protagonist absolut në fitoren e Alanyaspor ndaj Kocaelispor me rezultat 5-0, në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Turqisë. Mbrojtësi e hapi takimin me një gol në minutën e 26-të, pas një goditjeje të bukur dhe të saktë nga rreth 25 metra. Florent Hadergjonaj, muhteşem bir gole imza atıyor! pic.twitter.com/unXZDPPfvQ — Asist Analiz (@asistanaliz) March 18, 2026 Vetëm pesë minuta më vonë, ai asistoi për golin e shënuar për 2-0 nga Hwang Ui-jo. Në pjesën e dytë, mbrojtësi i Kosovës ishte sërish vendimtar, duke dhënë edhe një asistim për rezultatin 3-0, gol i realizuar nga Lima. Alanyaspor shënoi edhe dy gola të tjerë deri në fund, në një ndeshje ku Hadergjonaj dhe Fidan Aliti luajtën për 90 minuta. Corendon Alanyaspor’umuz - Kocaelispor: 5-0 (Maç sonucu) #ALYvKS pic.twitter.com/jokBwMZEt2 — Corendon Alanyaspor ☀️ (@Alanyaspor) March 18, 2026 Për paraqitjen e tij të shkëlqyer, Hadergjonaj u vlerësua nga SofaScore si lojtari i ndeshjes me notën 8.5. Hadërgjonaj, këtë sezon në të gjitha garat ka 8 gola dhe 8 asistime. Me këtë fitore, Alanyaspor ngjitet në kuotën e 31 pikëve, duke u renditur në pozitën e 10-të në tabelë. /Telegrafi/