Arianit Sllamniku lirohet nga arresti shtëpiak, hetimet vazhdojnë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se Arianit Sllamniku është lënë në liri, ndërsa hetimet ndaj tij po vazhdojnë. Masa e arrestit shtëpiak, që i ishte vendosur pas një periudhe paraburgimi, është hequr plotësisht. Pas arrestimit të tij, Sllamnikut i ishte vendosur një muaj paraburgim, i cili më pas u zëvendësua me arrest shtëpiak. Tani, sipas Prokurorisë, të gjitha masat restriktive ndaj tij janë ndërprerë, por hetimet për rastin penal vazhdojnë. “Prokuroria Themelore në Gjilan është duke zhvilluar hetime dhe ndaj të njëjtit është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.