Neymar është lënë jashtë listës së Kombëtares së Brazil nga trajneri Carlo Ancelotti për ndeshjet miqësore ndaj Francës dhe Kroacisë që zhvillohen më vonë këtë muaj. Sulmuesi brazilian, golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares së tij, publikoi një video rreth 20-minutëshe në kanalin e tij në YouTube, ku shihet duke ndjekur drejtpërdrejt shpalljen e listës. Kur nuk dëgjoi emrin e tij, ai reagoi me humor duke thënë: “Hej Ancelotti, po unë?”, para se të pranonte me sportivitet vendimin. “Sigurisht që jam i trishtuar, por do të vazhdoj të bëj tifo për ekipin kombëtar. Gjithçka është në rregull, do të vazhdoj të punoj dhe do të jem gati nëse më jepet mundësia”, u shpreh Neymar. “Hey Ancelotti… what about me?” Neymar’s ???????? to Brazil final list exclusion ❌ @Neymarjr YT channel pic.twitter.com/e15stdQoxR — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 18, 2026 Ancelotti: Neymar mund të jetë në Kupën e Botës Tekniku italian theksoi se mungesa e Neymarit lidhet vetëm me gjendjen fizike dhe jo me cilësinë e tij. “Neymar mund të shkojë ende në Kupën e Botës. Nëse ai arrin në turne 100 për qind i gatshëm, ai do të jetë aty. Arsyeja pse nuk është në këtë listë është se nuk është plotësisht i gatshëm. Aktualisht na duhen lojtarë që janë menjëherë në formë optimale”, deklaroi Ancelotti. Ai shtoi se lojtari duhet të vazhdojë të punojë për të arritur nivelin maksimal fizik, duke theksuar se aftësitë teknike të Neymarit nuk vihen aspak në dyshim. Kujtojmë se Neymar u rikthye te Santos vitin e kaluar dhe në dhjetor iu nënshtrua një operacioni në gju. Ai është rikthyer së fundmi në fushë, duke zhvilluar katër ndeshje ku ka realizuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime. /Telegrafi/