VIDEO/ Super-Barça në Champions, eleminon Newcastle me 7 gola

Barcelona tregon forcën në Champions dhe eleminon Newcastle me një fitore spektakolare 7-2. Pas barazimit 1-1 në aktin e parë, në sfidën e kthimit, katalanasit u treguan të pamëshirshëm në Camp Nou, duke “masakruar” anglezët. Në pjesën e parë, Raphinha shënoi i pari, ndërsa u përgjigj Elanga. Bernal “tundi rrjetën”, sakaq sërish Elanga vendosi ekuilibrat. […]