Kuvendi nesër voton për anëtarin e Këshillit Gjyqësor

Sot në Kuvend në rend dite ishte edhe përzgjedhja e anëtarit të ri të Këshillit Gjyqësor por pas votimit të kryeprokurorit seanca u ndërpre. Seanca pritet të vazhdojë nesër, kur dhe duhet të votohet njëri prej dy kandidatëve të propozuar në komisionin për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, Sejfulla Osmani dhe Arbër Isaku. Osmani në karrierën e tij ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gostivar, por edhe si avokat dhe profesor universitar, ndërsa Isaku ka punuar në sektorin privat, por edhe në institucione shtetërore, përkatësisht në Qeveri, në Kuvend dhe në Ministrinë e Mjedisit, ku ka ushtruar funksionin e shefit të kabinetit.