'Tërmet' prej shtatë ballë Rihter në Camp Nou – Barcelona shpartallon Newcastle

Barcelona ka arritur një fitore mbresëlënëse ndaj Newcastle United në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve , duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 7-2, dhe me rezultatin e përgjithshëm 8-3 kalon në çerekfinale. Ndeshja nisi me një gol të hershëm nga Raphinha në minutën e 6-të, i cili shfrytëzoi një pasim të saktë nga Fermín për të mposhtur portierin e Newcastle. Newcastle reagoi me golin e Anthony Elanga në minutën e 15-të, duke barazuar rezultatin 1-1 pas një pasimi perfekt nga Lewis Hall. Barcelona rifitoi avantazhin me golin e Marc Bernal nga pasimi i Gerard Martin në minutën e 18-të (2-1), ndërsa Newcastle barazoi sërish përmes Elangës në minutën e 28-të. Barcelona mori epërsinë në kohën shtesë të pjesës së parë, me golin nga pika e bardhë të Lamine Yamal. Pas kësaj, Barcelona mori kontrollin e ndeshjes dhe shënoi katër gola të tjerë. Fermin Lopez shtoi rezultatin në 4-2, ndërsa polaku Robert Lewandowski, shtoi dy gola të tjerë, duke e quar rezultatin në 6-2. Golin që e mbylli sfidën e shënoi Raphinha për 7-2. Me këtë fitore, Barcelona kalon me rezultatin e përgjithshëm 8-3 dhe tani pret të njohë kundërshtarin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, duke mbajtur gjallë shpresat për trofeun evropian këtë sezon. /Telegrafi/ Barcelona - Newcastle United Live Score