Policia ka shpallur në kërkim Hajder Mukajn, i dyshuar për përfshirje në vepra penale që lidhen me narkotikët. Sipas njoftimit zyrtar, Mukaj dyshohet për “kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, si dhe për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Policia bëri të ditur se shpallja në kërkim është bërë me autorizim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë. “Personi i dyshuar, fotot e të cilit janë publikuar, shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale sipas neneve 272 dhe 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.