Atletico Madrid ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve , edhe pse humbi 3-2 ndaj Tottenhamit në ndeshjen e kthimit, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 7-5 falë fitores 5-2 në takimin e parë. Ndeshja nisi më mirë për Tottenhamin, që kaloi në epërsi në minutën e 30-të me golin e Randal Kolo Muani, i cili realizoi me kokë pas një asistimi nga Mathys Tel. Skuadra angleze pati edhe disa raste të mira, por portieri Juan Musso u tregua vendimtar për të mbajtur Atletico Madridin në lojë. Në pjesën e dytë, skuadra e Diego Simeone reagoi shpejt. Vetëm në minutën e 47-të, Julian Alvarez barazoi rezultatin në 1-1 pas një kundërsulmi të shpejtë. Megjithatë, Tottenham riktheu avantazhin në minutën e 52-të me Xavi Simons, që realizoi për 2-1. Atletico vazhdoi presionin dhe në minutën e 75-të arriti të barazojë sërish. Julian Alvarez ekzekutoi një goditje nga këndi, ndërsa David Hancko shënoi me kokë për 2-2. Xavi Simons shënon nga pika e bardhë, për rezultatin përfundimtar 3-2. Me këtë rezultat, Atletico Madrid vazhdon rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, ku në çerekfinale takohet me Barcelonën dhe konfirmon formën e mirë. /Telegrafi/