Sot vranët, temperaturat deri në 13 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 10 deri 13 gradë Celsius. Instituti njofton se era do të fryjë nga veriperëndimi 1-6m/s. /Telegrafi/