Masa pezulluese e vendosur nga Gjykata Kushtetuese në rastin e procedurës për zgjedhjen e Presidentit është një masë e përkohshme, e cila mund të zgjasë deri në tre muaj, në varësi të rrethanave të rastit. Kështu ka deklaruar ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, duke shpjeguar natyrën dhe funksionin e kësaj mase në proceset kushtetuese shkruan Telegrafi. Sipas tij, masa pezulluese shërben për t’i dhënë kohë Gjykatës që të shqyrtojë në mënyrë të plotë çështjen para se të marrë një vendim përfundimtar. “Masa pezulluese është e përkohshme dhe mund të zgjasë deri në tre muaj, nëse gjykata nuk mund të marrë një vendim meritor”, theksoi Kryeziu në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi) Ai sqaroi se vendosja e masës pezulluese nuk nënkupton anulim të veprimeve të ndërmarra, por vetëm ndalje të përkohshme deri në vendimin final të Gjykatës. Në këtë kontekst, Kryeziu thekson se dekreti i presidentes mbetet në fuqi, pavarësisht pezullimit të përkohshëm të veprimeve të mëtejshme. - YouTube www.youtube.com “Dekreti ka hyrë në fuqi”, u shpreh ai. Kryeziu rikujtoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe nuk mund të apelohen, çka e bën edhe më të rëndësishëm procesin e shqyrtimit. Sipas tij, për shkak të peshës së këtyre vendimeve, gjykata ka nevojë për kohë të mjaftueshme për të analizuar të gjitha aspektet ligjore dhe kushtetuese të rastit. Kryeziu dhe Hajrullahu në "Përballje Podcast" në Telegrafi.com Foto: Ridvan Slivova Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe, Gjykata Kushtetuese merr qëndrimet e të gjitha palëve të përfshira, përfshirë institucionet dhe akterët relevantë, përpara se të arrijë në një vendim përfundimtar. Kryeziu: Kosova duhet të shkojë në zgjedhje – Parlamenti ka dështuar në zgjedhjen e Presidentit Kjo procedurë, sipas tij, është thelbësore për të siguruar një vendim të drejtë dhe të balancuar në një çështje me rëndësi të lartë për rendin kushtetues të vendit ./Telegrafi/.