Në Itali ndizet alarmi në vigjilje të sfidave të fazës “play-off” të vlefshme për një biletë për në Botëror. Sandro Tonali, mesfushori “azzurr”, doli nga fusha i dëmtuar gjatë ndeshjes Barcelona-Newcastle. Në minutën e 55-të, Tonali ndërhyri ndaj Fermin Lopez, por më pas preku kofshën e majtë, duke u shoqëruar jashtë fushës nga stafi mjekësor. […]