Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, është i mendimit se qytetarët e komunitetit serb në Kosovë kanë standardin më të lartë të të drejtave të njeriut me garanci kushtetuese dhe ligjore dhe se pretendimet e patriarkut serb Porfiri, të bëra në një letër dërguar burrështetasve botërorë, si dhe Papa Leo XIV, se Ligji për të Huajt vë në pikëpyetje mbijetesën e popullit serb dhe të vendeve të shenjta ortodokse në Kosovë, nuk janë të vërteta.