Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Policia njofton se i dyshuari kishte qenë në arrati pasi i njëjti dyshohej se ishte pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës duke u prezantuar dokumente të kundërligjshme. Pas pranimit nga zyrtarët policorë që e kanë trajtuar rastin, i dyshuari është dërguar në gjykatë, ndërkohë që hetimet për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar dhe legalizim të përmbajtjes së rreme vazhdojnë. Policia thekson se ky veprim tregon bashkëpunimin efektiv në luftën kundër krimit dhe falsifikimit të dokumenteve. /Telegrafi/