Vetëm dy shqiptarë në listën e Zvicrës për ndeshjet e marsit

Përzgjedhësi Murat Yakin ka ftuar vetëm dy shqiptarë për dy ndeshjet e muajit mars te kombëtarja e Zvicrës. Kapiteni Granit Xhaka dhe mesfushori i AC Milanit Ardon Jashari janë në listën e Yakin për këto dy miqësore, ndaj Gjermanisë, respektivisht Norvegjisë. Edhe pse kishte pak spekulime për një ftesë të papritur për Valmir Matoshin, mes frikës se mund ta “vjedhë” Kosova, “Helvetikët” nuk e kanë bërë një veprim të tillë. Ajo që bie në sy është edhe mos-ftesa e Adrian Bajramit, i cili vetëm vitin e kaluar e la Shqipërinë për të përfaqësuar Zvicrën. Lista e plotë: Portierë : Marvin Keller, Gregor Kobel, Yvon Mvogo Mbrojtësit : Manuel Akanji, Aurele Amenda, Eray Comert, Nico Elvedi, Luca Jaquez, Miro Muheim, Ricardo Rodriguez, Silvan Widmer Mesfushorët dhe sulmuesit : Michal Aebischer, Breel Embolo, Remo Freuler, Ardon Jashari, Johan Manzambi, Joel Monteiro, Dan Ndoye, Faban Reider, Alyn Sanches, Vincent Sierro, Djibril Soë, Filip Ugrinic, Ruben Vargas, Granit Xhaka, Denis Zakaria. Das erste Aufgebot im WM-Jahr 2026 ⚽️ La première sélection dans l'année de la Coupe du monde 2026 Le prime convocazioni nell'anno dei Mondiali 2026 #natimiteuch #lanatiavecvous #lanaticonvoi #lanaticunvus pic.twitter.com/suBeg6SX5Q — Nati (@nati_sfv_asf) March 19, 2026 Kujtojmë, më 27 mars Zvicra e zhvillon miqësoren e parë ndaj Gjermanisë, ndërsa katër ditë më vonë ndaj Norvegjisë./ Telegrafi /