Njësia patrulluese në Pejë ka ndaluar një automjet me targa vendore, ku drejtuesi dyshohej të kishte kryer veprime të paligjshme. Sipas Policisë së Kosovës gjatë kontrollit në automjetin e tij janë hasur katër pasagjerë qytetarë të huaj. Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar – drejtuesit të automjetit, ndërsa me pasagjerët do të vijojnë procedurat e rregullta. Policia thekson se hetimet për kontrabandë me persona dhe veprimet e tjera të dyshuara janë duke vazhduar dhe se do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore. /Telegrafi/