Një sulm me dron nga Iran ka goditur rafinerinë e naftës SAMREF në Yanbu, e cila konsiderohet më e r ënd ësishmja në bregun e Detit të Kuq. Autoritetet saudite po vlerësojnë ndikimin e sulmit, ndërsa qyteti port mbetet nën monitorim të rreptë. Sulmi vjen pas një përshkallëzimi të tensioneve në Lindjen e Mesme, gjegjësisht pas një sulmi izraelit në fushën gjigante të gazit South Pars në Iran, shkruan aljazeera . Si pasojë, çmimet e naftës në tregjet botërore janë rritur ndjeshëm, duke kaluar 114 dollarë për fuçi Brent. MINUTË PAS MINUTE - Lufta në Iran dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e përshkallëzimit të konflikteve në rajon, përfshirë kërcënimet ndaj rrugëve kyçe të transportit detar si Ngushtica e Hormuzit, një pikë strategjike për eksportet e energjisë. Në këtë kontekst, impiante të tjera në Katar, Kuvajt dhe Abu Dhabi kanë pezulluar aktivitetet për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Ky zhvillim vjen ndërsa Lindja e Mesme përballet me një valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike, duke rritur pasigurinë për tregjet globale dhe stabilitetin rajonal. /Telegrafi/