Zyra për KdheM: Ndihmë e njëhershme prej 300,000 dinarësh për serbët në burgjet në Kosovë kundër të cilëve po zhvillohen procedura të montuara

Zyra për Kosovë dhe Metohi njoftoi se Qeveria e Serbisë, me iniciativën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot miratoi një vendim me të cilin miratoi pagesën e një ndihme të njëhershme financiare në shumën prej 300,000 dinarësh për personat që ndodhen në burgje dhe paraburgim gjyqësor në Kosovë dhe kundër të cilëve, siç theksojnë ata, po zhvillohen procedura të montuara penale për krime të dyshuara të kryera gjatë konflikteve të armatosura në vitet 1998-1999 kundër shqiptarëve në Kosovë, si dhe në procedura të tjera të montuara penale të iniciuara me qëllim të përndijekjes politike.