Osmani shtroi iftar për myftiun Naim Tërnava dhe delegacionin e BIK-ut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të muajit të Ramazanit, ka shtuar mbrëmë iftar për Kryetarin e Bashkësisë Islame, myftiun Naim Tërnava, dhe delegacionin e tij. Gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit: “Zemërgjerësia që manifestohet këtë muaj është një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, të përulësisë dhe të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit", tha Osmani. Ajo gjithashtu shprehu falënderimin e saj për punën e vazhdueshme të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke vlerësuar kontributin e tyre në kultivimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve. /Telegrafi/