Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, do të jetë jashtë fushave për gjashtë javë për shkak të një dëmtimi të rëndë muskulor. Belgu pësoi lëndim gjatë fitores 2-1 kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve të martën në mbrëmje dhe u zëvendësua në pushimin mes pjesëve. “Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Thibaut Courtois nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në rectus femoris të kuadricepsit të djathtë. Rikuperimi i tij do të monitorohet”, thuhet në deklaratën e klubit mbretëror. Parte médico de Courtois. — Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 19, 2026 33-vjeçari tani do të humbasë derbin e fundjavës kundër Atletico Madrid dhe çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich. Ai gjithashtu nuk do të jetë i disponueshëm për gjysmëfinalet hipotetike muajin e ardhshëm dhe në dyshim për El Clasicon kundër Barcelonës. Portieri ukrainas, Andriy Lunin, do ta mbushë boshllëkun e tij, pasi një gjë të tillë e bëri edhe ndaj Manchester Cityt. /Telegrafi/