Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë hapet për vetura, për kamionë ende e bllokuar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se është hapur për qarkullim për vetura rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë, por jo edhe për kamionë. QKMK njofton se ndonëse rruga është hapur për qarkullim për vetura duhet të jenë me pajisje dimërore. “Ju njoftojmë se sot rreth orës 13:00 rruga Pejë -PKK Kullë-Rozhajë, është hapur për vetura të vogla, ku duhet të keni pajisje dimërore, kurse për kamionë është ende e bllokuar. Për çdo risi do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/