Peci me mbështetje për fermerët: 10 cent subvencionim për çdo litër qumështi të prodhuar

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka bërë të ditur se për herë të parë fermerët e Komunës së Mitrovicës do të subvencionohen për çdo litër qumësht. Peci në një postim në Facebook shkruan se mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe meritore. “Nga 0 cent në 10 cent për herë të parë, fermerët e Komunës së Mitrovicës do të subvencionohen për çdo litër qumësht. Mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe meritore. Zhvillimi i bujqësisë është prioriteti ynë. Ky vendim është vetëm fillimi i mbështetjes serioze në bujqësi”, shkruan ish-ministri i Bujqësisë, kryetari i Mitrovicës së Jugut. /Telegrafi/