Motra e Kate Moss në vështirësi financiare - kompania e saj falimenton ndërsa ka ende borxhe tatimore

Kompania e modeles dhe influencueses Lottie Moss po shkon drejt likuidimit për shkak të një borxhi tatimor me vlerë gjashtëshifrore, të cilin ajo nuk ka mundur ta shlyejë. 28-vjeçarja kishte arritur të fitonte deri në 30 mijë funte (34,700 euro) në muaj përmes platformës OnlyFans , por pasi u tërhoq nga kjo platformë vitin e kaluar, të ardhurat e saj pësuan një rënie drastike. Sipas raportimeve, Lottie kishte përdorur rezervat financiare të kompanisë së saj “LottieM Ltd” për të përballuar shpenzimet gjatë pandemisë, kur të ardhurat filluan të bien për herë të parë. Si pasojë, nuk mbetën mjete të mjaftueshme për të shlyer detyrimet ndaj autoriteteve tatimore britanike. View this post on Instagram A post shared by Lottie Moss (@lottiemossxo) Pas largimit nga OnlyFans, kompania tentoi të diversifikonte aktivitetin duke nisur projekte të reja, përfshirë një kanal në YouTube dhe burime të tjera të ardhurash. Megjithatë, këto iniciativa gjatë shtatë muajve të fundit nuk arritën të gjeneronin fitime të mjaftueshme për të mbuluar borxhet, duke çuar në falimentim. Një burim i afërt me modelen ka deklaruar se ajo ndihet e turpëruar për situatën dhe se vendimi për likuidimin e kompanisë ishte i pashmangshëm për shkak të mungesës së të ardhurave për të shlyer detyrimet. “Gjatë kohës në OnlyFans fitonte shumë, por kishte vështirësi në menaxhimin e taksave – një problem që ka zgjatur prej vitesh”, është shprehur burimi. View this post on Instagram A post shared by Lottie Moss (@lottiemossxo) Ai shtoi se, pas sfidave personale që ka kaluar, Lottie tani dëshiron një fillim të ri dhe po fokusohet në rindërtimin e karrierës së saj. Lottie Moss, e cila është motra nga babai e supermodeles Kate Moss, vendosi të largohej nga OnlyFans për t’iu përkushtuar një rruge më “sipërmarrëse”. Megjithatë, vendimi për publikimin e përmbajtjeve provokuese në rrjetet sociale pas zhvendosjes në Los Angeles në vitin 2021 solli tensione me familjen dhe industrinë e modës. Ajo ka pranuar se ka humbur miq dhe se marrëdhëniet familjare janë përkeqësuar për një periudhë. Sipas saj, kjo zgjedhje u prit më mirë në ShBA, ndërsa rikthimi në Londër ishte më sfidues, duke u përballur edhe me perceptime negative nga rrethi i saj. View this post on Instagram A post shared by Jordana Keen | Makeup Artist ? (@jordanakeen) Largimi nga OnlyFans shënoi një “rebranding” për Lottie-n, e cila synon tashmë kontrata më të mëdha në modë dhe projekte në industrinë e argëtimit. Ajo është shfaqur së fundmi si trajnere e ftuar në spektaklin Germany's Next Top Model , që drejtohet nga Heidi Klum, si dhe ka qenë në kopertinën e revistave ndërkombëtare. Modelja ka folur hapur edhe për betejat e saj me depresionin dhe varësinë, duke theksuar se sot ndodhet në një gjendje më të mirë psikologjike dhe e përqendruar në të ardhmen. Në një deklaratë zyrtare, përfaqësuesit e saj theksuan se falimentimi i kompanisë erdhi si pasojë e borxheve të akumuluara gjatë pandemisë dhe rënies së të ardhurave pas largimit nga OnlyFans, pavarësisht përpjekjeve për të gjetur burime të reja fitimi. /Telegrafi/