Londrimi, Klodi dhe Benita i shprehin ngushëllime Elijonës për humbjen e xhaxhait

Rasim Binakaj, humbi jetën mëngjesin e së hënës si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë. 38-vjeçari ndërkaq ishte xhaxhai i finalistes së edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakajt. Për këtë, disa nga ish-banorët i kanë shprehur ngushëllime Elijonës dhe familjes së saj. Foto: Instagram "Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Binakaj", ka shkruar Londrim Mekaj në një postim në Instagram. "Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Binakaj. Zoti ju dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe", ka shkruar Klodian Mihaj. Foto: Instagram Benita Zena nga ana tjetër theksoi: "Ngushëllime për familjen Binakaj. Zoti e mëshiroftë të ndjerin, ndërsa familjarëve ua dhëntë forcën". Elijona nga ana tjetër nuk ka bërë akoma reagim në lidhje me këtë ngjarje. /Telegrafi/ Foto: Instagram