Ish-ylli i Manchester United, Javier Hernandez, i ka habitur tifozët me një aventurë të re të papritur në karrierë. Hernandez, i njohur me nofkën “Chicharito”, zhvilloi 157 ndeshje për klubin anglez dhe shënoi 59 gola, duke fituar dy tituj të Premier League gjatë asaj periudhe. Pas një huazimi te Real Madrid, ai luajti për Bayer Leverkusen, West Ham United, Sevilla, LA Galaxy dhe Guadalajara, klubi i tij i fëmijërisë. Kthimi i tij te Guadalajara përfundoi në dhjetor 2025, kur klubi vendosi të mos i rinovojë kontratën. Futbollisti meksikan nuk e ka shpallur ende zyrtarisht pensionimin nga futbolli, por ka qëndruar aktiv përmes kanalit të tij zyrtar në TikTok, ku publikon video për 7.2 milionë ndjekësit e tij. Hernandez ka grumbulluar 122.5 milionë pëlqime në video të ndryshme, por së fundmi ka nisur të publikojë edhe përmbajtje ku gatuan. Të mërkurën, ai ndau një video ku përgatiste “sanduiçin chicharito”, duke u thënë fansave se receta “nuk është aq sekrete”. Mishi i viçit, perimet, djathi dhe salca pesto ishin përbërësit kryesorë të sanduiçit, ndërsa 37-vjeçari tregoi aftësitë e tij në kuzhinë, duke sjellë në mendje stilin e Gordon Ramsay dhe duke shfaqur të gjithë procesin e përgatitjes. Pamja e golashënuesit rekord të Meksikës në kuzhinë, dhe jo në fushën e futbollit, i surprizoi shumë fansa, ndërsa videoja e tij grumbulloi 4.2 milionë shikime dhe rreth 5,000 komente./ Telegrafi /