Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim, dhe të rinj që ankohen se nuk gjejnë punë. Me eksperimentin për të sjellë fuqi punëtore të huaj nga jashtë gati të dështuar, sytë e të gjithëve tashmë po shohin brenda vendit. Por ende mungojnë urat që lidhin nevojat e tregut të punës me ata që enden në kërkim të një rroge. Pedagogia Malvina Kosova shprehet: " Aktualisht universitetet po rishikojnë planet mësimore, sillabuset për të orientuar më së shumti drejt tregut të punës dhe herë pas here ne kryejmë takime me biznese dhe profesionistë të tregut të punës për të kuptuar nevojat e tregut dhe se si mund t’i mbulojmë ne me fuqi punëtore .” Për të zbutur këtë ngërç, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive po përpiqet të marrë në rolin e ndërmjetësit duke organizuar një panair pune, tashmë për të disatin vit radhazi Gertiola Çepani, përgjegjëse e Shërbimit të Punësimit në AKPA thotë: “ Kemi 2000 oferta pune aktualisht nga 80 biznese pjesëmarrëse në panair dhe 5500 vende të lira të afishuara online në AKPA .” Me paga që variojnë nga 1 mijë e deri më 3 mijë euro, vendet e lira të punës janë të shpërndara në profile të ndryshme. “ Kemi shumë vende të lira puna në fushën e teknologjisë së informacionit, hoteleri-turizëm, në fushën e ndërtimit. Pra kemi një trend më ndryshe ”, shprehet Çepani Pjesë e formulës për të lidhur nevojat e tregut të punës me të rinjtë janë bërë edhe shkollat profesionale... veçanërisht për profilet në sektorin e turizmit. Për të zbutur sa më shumë krizën për fuqi punëtore, qeveria ka vënë në zbatim në zbatim edhe formulën “trajnim duke punuar, kundrejt pagesës.” Skema do të bashkë-financohet nga qeveria dhe sipërmarrjet.Për të lehtësuar sa më shumë procesin e punësimit, tashmë aplikimet dhe e gjithë procedura mund të ndiqet “online” nga punëkërkuesi. /A2 CNN - YouTube youtu.be