Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, makina përmbyset pranë tunelit të Murrashit, raportohet për të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si Tuneli i Murrashit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi, kur drejtuesi ka humbur kontrollin, çka ka sjellë daljen jashtë rruge dhe përmbysjen e automjetit. […]