Një debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke vënë përballë Selin Bollatin dhe Juela Nikollin në një përplasje të fortë verbale. Gjatë kësaj përplasje, tensionet mes tyre u rritën ndjeshëm, gjersa nuk munguan ironitë dhe kunjat e ndërsjella. Në kulmin e debatit, Selin iu drejtua Jueles me tone të larta duke i thënë: “Qëndro larg meje. Të mban erë goja”, çka e agravoi edhe më shumë situatën në shtëpi. Foto: YouTube Selin po luan lojën e vetme në atë shtëpi, pas daljes së partnerit të saj, DJ Gimbos. Ajo tani ka filluar 'luftën' me konkurrentët brenda përfshirë edhe të tjerët: Rogertin, Mirin, Brikenën e Mateon. Ndonëse me këta të fundit ka pasur marrëdhënie të mira që nga fillimi i programit. Mbetet për t'u parë në vijim se si do të jetë loja e Selin kundër të tjerëve. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com