Aksident i rëndë në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, këmbësori humb jetën

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot, më 19 mars 2026, rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin e fshatit Nadakovc, Vushtrri. Sipas raportimeve nga Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima, një mashkull rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejshme ligjore. Njësitet kompetente, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprime hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./Telegrafi/