Këngëtari i njohur shqiptar, Joz Marku, ka festuar 30-vjetorin e lindjes me një festë të organizuar në rreth të ngushtë, duke mbledhur pranë tij miq dhe persona të afërt. Festa u zhvillua në një vend luksoz, i dekoruar me stil dhe elegancë, ku atmosfera ishte e mrekullueshme. Mes të pranishmëve nuk mungonte partnerja e tij, Xhoana Toshi, e cila publikoi disa fotografi krah Jozit në Instagram, duke ndarë me ndjekësit momentet më të bukura të festës. Foto: Instagram Në një postim të veçantë, Xhoana i dedikoi fjalë të ëmbla Jozit: “Disa njerëz thjesht e bëjnë jetën më të bukur". "Jam vërtet mirënjohëse për ty! Të uroj gjithë lumturinë që meriton", shtoi mes tjerash. Foto: Instagram Festa përfshiu muzikë, atmosferë festive dhe surpriza të ndryshme për artistin. Të pranishmit shijuan një mbrëmje të veçantë, ku luksi dhe ngrohtësia u kombinuan në mënyrë perfekte, duke e bërë këtë 30-vjetor një moment të paharrueshëm për Jozin. /Telegrafi/ Foto: Instagram