Moti në Shqipëri, mesdita me shi

Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore. Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët në orët e mesditës në relievet malore në jug. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s. Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/