Ceremonia e 98-të e Oscars u ndoq nga 17.86 milionë shikues në ABC dhe Hulu, një rënie prej 9 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Kjo e bën transmetimin më pak të ndjekur që nga viti 2022. Edhe vlerësimi në grupmoshën 18–49 vjeç ra, por mbeti më i lartë se në vitin 2024. Pavarësisht rënies, Disney e konsideron ceremoninë si transmetimin më të suksesshëm argëtues në prime-time për sezonin 2025/2026. Oscars 2026 Rënie të ngjashme kanë pësuar edhe 'Golden Globes' dhe 'Grammy'. Oscars ishin programi më i ndjekur i së dielës dhe patën rritje të madhe në rrjetet sociale, me mbi 184 milionë impresione dhe më shumë se 129 milionë shikime video. Pas një rritjeje të vazhdueshme të shikueshmërisë që nga viti 2021, kjo është rënia e parë në pesë vitet e fundit. Prezantuesi Conan O’Brien pati rezultate të mira dhe mund të vazhdojë në këtë rol. Filmi “One Battle After Another” fitoi 6 çmime kryesore, ndërsa “Sinners” fitoi 4, përfshirë çmimin për 'aktorin më të mirë' për Michael B. Jordan. Disney do të transmetojë Oscars deri në vitin 2028, ndërsa nga viti 2029 të drejtat kalojnë te YouTube. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com