Vinicius Junior ka tejkaluar rekordet e hershme të Cristiano Ronaldo në Ligën e Kampionëve, duke forcuar edhe më shumë statusin e tij si një nga lojtarët më vendimtarë të Real Madrid në garat evropiane. Sulmuesi brazilian së fundmi u bë lojtari më i ri që arrin 80 paraqitje në Ligën e Kampionëve, duke e shënuar këtë moment historik me dy gola në fitoren e Madridit ndaj Manchester City, që siguroi kualifikimin në çerekfinale. Para se të mbushë 26 vjeç, Vinicius ka regjistruar 34 gola dhe 26 asistime në këtë kompeticion, dukshëm më shumë se Ronaldo, i cili në të njëjtën moshë kishte 26 gola dhe 13 asistime. Ndikimi i tij është edhe më i theksuar në fazën me eliminim direkt, ku ka kontribuar me 26 gola dhe 13 asistime, duke e tejkaluar gjithashtu Ronaldon dhe duke dëshmuar aftësinë e tij për të shkëlqyer në ndeshjet më të mëdha. Vinícius tani po i afrohet edhe shifrave të Lionel Messi dhe Neymar. Me 29 përfshirje në gola në 39 ndeshje të fazës nokaut, ai renditet pas vetëm Messit për këtë grupmoshë, ndërsa tashmë ka lënë pas Neymarin dhe Kaka si braziliani më produktiv në historinë e kësaj faze. 25-vjeçari ka arritur në total 60 kontribute në gola dhe tani është pranë rekordit të Neymarit prej 73, duke vazhduar të ndërtojë një trashëgimi të jashtëzakonshme në elitën e futbollit evropian./ Telegrafi /