Bianca Censori është rikthyer sërish në stilin e saj provokues, vetëm pak kohë pasi u shfaq me një paraqitje shumë më të thjeshtë dhe konservatore në gjykatë. Bashkëshortja e Kanye West u pa në Los Angeles e veshur me pantallona shumë të shkurtra dhe një bluzë transparente, duke theksuar linjat e saj, në kontrast të plotë me veshjen e mbyllur që kishte zgjedhur gjatë dëshmisë së saj në një padi prej 57 milionë dollarësh (rreth 49 milionë euro). Gjatë paraqitjes në gjykatë, ajo kishte një dukje modeste, me xhaketë dhe fund të gjatë, ndërsa në daljen e fundit u shfaq me një stil më të guximshëm, duke kombinuar veshjen me taka dhe një këmishë të shkurtër, shkruan DailyMail. Bianca mbërriti në një studio në Los Angeles me një Porsche të zezë dhe më pas u fut brenda, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj. /Telegrafi/