U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinat e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

Lirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Xhensila Kodra. Nga hetimet paraprake ka dyshime se Hasa nuk ka lidhje me 2 magazinat e kanabisit që u zbuluan në Peqin. Ndërkohë hetimet do të vijojnë në gjendje të lirë për të, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij.