Sa ndikon stresi dhe dieta në fertilitet? Flet gjinekologia, Flora Belegu-Spahija

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital , gjinekologia Flora Belegu-Spahija ka theksuar se ndryshimet e shpejta në stilin e jetesës, sidomos dietat strikte, mund të çrregullojnë ciklin menstrual dhe të ndikojnë në mundësinë për të mbetur shtatzënë. “Dieta strikte dhe humbja e peshës për një kohë të shkurtër ndikon shumë në çrregullimin e ciklit dhe në mungesën e tij për një periudhë të gjatë”, shpjegon ajo. Sipas saj, mungesa e ushqyerjes së duhur dhe stresi i vazhdueshëm janë ndër shkaqet kryesore që çojnë në probleme hormonale. “Shpesh tek vajzat e reja, sidomos ato shumë ambicioze dhe nën presion të madh, vërehet mungesa e ciklit për disa muaj”, thekson gjinekologia. Kjo gjendje, e njohur si amenorre, është një sinjal i rëndësishëm që trupi po përballet me një çekuilibër dhe kërkon vëmendje mjekësore. A mund të bëjnë Pap test vajzat që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale? Ja çfarë thotë gjinekologia Ajo shton se në këto raste është e rëndësishme jo vetëm ndërhyrja me terapi, por edhe ndryshimi i stilit të jetesës. “Duhet pasur kujdes me dietën dhe stresin, sepse ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin riprodhues”, tha Belegu-Spahija. Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë": - YouTube www.youtube.com