Haxhiu uron qytetarët: Bashkimi e solidariteti që na shoqëruan gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, le të na shërbejnë si udhërrëfyes

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu sot ka uruar qytetarët mysliman për festën e Bajramit, gjersa ka vizituar edhe Bashkësinë Islame të Kosovës. Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se festa e Fitër Bajramit, pas një muaji përkushtimi, durimi dhe lutjesh, është dita kur sofrat dhe zemrat tona mbushen plot. “Vizita në Bashkësinë Islame të Kosovës është shprehje e respektit institucional dhe e vlerësimit për rolin e saj në kultivimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërfetare, vlera këto themelore për shoqërinë tonë. Festa e Fitër Bajramit, pas një muaji përkushtimi, durimi dhe lutjesh, është dita kur sofrat dhe zemrat tona mbushen plot. Për shumë familje, kjo ditë vjen me mall për ata që mungojnë, por edhe me forcën për t’i qëndruar më afër njëri-tjetrit. Afërsia, bashkimi dhe solidariteti që na shoqëruan gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, le të na shërbejnë si udhërrëfyes përpara. Me urimin që agjërimi dhe lutjet tuaja të jenë pranuar, uroj shëndet, paqe dhe begati në çdo familje”, shkruan Haxhiu. /Telegrafi/