​Hamza uron qytetarët për Bajram: Populli i Kosovës ka qenë dhe mbetet solidar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, theksoi se populli i Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë solidar. Në festën e Fitër Bajrami, Hamza tha se ndjehet mirë që njerëzit në nevojë po ndihmohen e përkrahen nga populli. “I urojmë të gjithë besimtarët duke u dëshiruar shëndet dhe të gjitha të mirat për ta dhe familjet e tyre. Është muaj i solidaritetit, populli jonë gjithmonë ka qenë solidar, është dhe jam i bindur se ky solidaritet, në bazë të asaj që na tregon myftiu, është duke u rritur dhe është tepër mirë që njerëzit në nevojë ndihmohen e përkrahen”, tha Hamza.