Aksident në aksin Berat–Dimal/ Përplasen dy automjete, dy të plagosurit përfundojnë te Trauma

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Berat–Dimal, në Moravë. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën gjatë një tentative për të parakaluar. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur drejtuesit e të dy mjeteve: Kristaq Stefa, 69-vjeç, banues në Kuçovë, dhe S.Z., 52-vjeç, banues në Berat. Të lënduarit u transportuan fillimisht me ambulancë […]