Një shtetase e Malit të Zi është privua nga liria në Tetovë, pasi e njejta ka kryer vjedhje në një artari. E njejta është paraqitur në lokal për të kërkuar lëmoshë teksa më pas ka kryer vjedhje. "Më 19.03.2026 në orën 16:00 në Tetovë në rrugën "Strasho Pinxhur", oficerët policorë të SP-së së Tetovës kanë ndaluar L.I. (27) nga fshati Berancë, nga Mali i Zi, pas një denoncimi paraprak nga A.H. (31) nga Tetova, se një person femër, e cila kërkonte lëmoshë, kishte marrë sende ari nga dyqani i tij i bizhuterive në Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të ngrihen kallëzime penale përkatëse", thuhet në raportin e MPB-së.