BMW nuk përjashton një veturë sportive elektrike

BMW ende beson se ka vend për vetura sportive elektrike në tregun e sotëm - pavarësisht nëse entuziastët janë plotësisht dakord apo jo. Duke folur në lansimin e i3, shefi i produkteve të BMW-së, Bernd Korber, tha se një veturë sportive elektrike do të kishte kuptim brenda linjës së markës. Ai nuk konfirmoi një model prodhimi, por theksoi se BMW është gjithmonë duke eksploruar mundësi të reja. "BMW do t'i kushtojë gjithmonë vëmendje veturave sportive; veturat elektrike kanë vend në veturat sportive. Kështu që do të thoja se nuk është e pamundur, por jo diçka që do të lansohet së shpejti”, deklaroi Korber. Sigurisht, BMW tashmë ka një BMW M3 elektrik në rrugë e sipër - me shumë mundësi së bashku me një homolog të M4 coupe. Ky model do të mbështetet në platformën Neue Klasse të i3 të ri dhe mund të ketë deri në katër motorë elektrikë që prodhojnë deri në 700 kuaj fuqi. Megjithatë, një veturë sportive elektrike me dy dyer do të ishte një model shumë i veçantë. /Telegrafi/