E veja e futbollistit portugez Diogo Jota, Rute Cardoso, ka prekur sërish opinionin publik me një gjest të ndjerë në kujtim të bashkëshortit të saj të ndjerë. Në Ditën e Babait në qytetin e lindjes së Jotës, në Porto, ajo mori pjesë në një garë vrapimi prej 10 kilometrash, duke veshur fanellën e tij ikonike me numrin 20. Ky veprim u interpretua si një homazh simbolik edhe ndaj himnit të njohur të klubit Liverpool, “You’ll Never Walk Alone”. Cardoso e përfundoi garën në kohën 52 minuta e 7 sekonda, me një mesatare prej pak më shumë se 5 minuta për kilometër. Pas përfundimit, ajo publikoi fotografi nga eventi në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga mbi 1.8 milionë ndjekës. Kujtojmë se Jota humbi jetën tragjikisht më 3 korrik të vitit të kaluar në një aksident trafiku, në aksident ndërroi jetë edhe vëllai i tij, Andre Silva (25), gjithashtu futbollist profesionist që luante për klubin portugez Penafiel. Sipas policisë, automjeti i tyre doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët në një autostradë, tragjedia u bë edhe më prekëse pasi vetëm një javë e gjysmë para aksidentit, Jota ishte martuar me partneren e tij. Çifti ishte fejuar në vitin 2022 dhe kishin qenë bashkë që nga adoleshenca, dhimbja u thellua kur u zbulua se vetëm disa orë para aksidentit kishin publikuar pamje nga ceremonia e dasmës. Pas tij, Jota la bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy të vegjël, katër dhe dy vjeç, si dhe një foshnjë të lindur në nëntor të vitit 2024. Në ceremoninë mortore në Porto, Rute Cardoso, e thyer nga dhimbja, u pa duke ecur pas arkivolit të bashkëshortit, e rrethuar nga familjarë, miq dhe bashkëlojtarë, pamjet nga ajo ditë prekën mbarë botën. Më pas, ajo vizitoi edhe stadiumin ‘Anfield’, ku Jota kishte lënë gjurmë të pashlyeshme. Me këtë gjest të fundit në vendlindjen e tij, ajo dëshmoi edhe një herë se kujtimi për të mbetet i gjallë. /Telegrafi/