​Deputeti i Shqipërisë gjatë vizitës në Uashington: Ulja e pranisë ushtarake amerikane në KFOR do të inkurajonte veprime kundër stabilitetit

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Fatmir Mediu mori pjesë në aktivitetin e Komitetit të Mbrojtjes të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku ishte folës kryesor në një panel të zhvilluar në Johns Hopkins SAIS, në bashkëpunim me Merrill Center for Strategic Studies. Mediu ngriti shqetësimin për situatën në Ballkan dhe paralajmëroi se ulja e pranisë amerikane në KFOR mund të rrisë rrezikun e destabilizimit në rajon. Lexoni t ë plotë postimin në Facebook: Washington DC: Komiteti i Mbrojtjes të Asamblesë parlamentare të NATOs. Kënaqësi të isha folës kryesor në panel me dy Gjeneralë të shquar Amerikan Michael Barbero dhe Lanse Landrume në forumin e organizuar në John Hopkins nga SAIS në bashkëpunim me Merrill Center for Studimet Strategjike. Një shkëmbim kritik në një moment delikat për marrëdhënien transatlantike drejtuar nga Edward P Jospeh drejtues i SAIS. Diskutimet u përqendruan tek lufta në Iran qëllimet dhe ndikimet gjeopolitike, situata në Ukrainë dhe padyshim situata në Ballkan me provokimet e fundit Serbe në veri të Kosovës. Shqetësimi i disa senatorëve dhe kongresmenëve drejtuar Sekretarit Rubio për uljen e prezencës ushtarake amerikane në KFOR, veprim i cili mund të inkurajonte veprime kundër stabilitetit dhe konflikteve të mundshme në Ballkan. Po ashtu diskutime shumë të rëndësishme u zhvilluan në Hudson dhe Carnegie Institute, për situatën e Aleancës së Atlantikut NATO-s. Nevojën e forcimit të NATO-s dhe investimeve në mbrojtje të vendeve Evropiane, industrinë ushtarake dhe bashkëpunimin duke eliminuar çdo politikë proteksionizmi në investimet në mbrojtje duke dobësuar forcën e aleancës. /Telegrafi/