Pasuria e Sydney Sweeney rritet me rreth 27 milionë euro në dy vite falë filmave dhe marrëveshjeve me marka

Pasuria e aktores, Sydney Sweeney, ka shënuar një rritje të ndjeshme në dy vitet e fundit, duke arritur në rreth 40 milionë dollar (rreth 36–37 milionë euro) , nga rreth 10 milionë që ishte më pare (9.3 milionë euro) . Sipas raportimeve, kjo rritje prej rreth 30 milionë dollarësh (rreth 28 milionë euro) vjen jo vetëm nga projektet filmike si “Anyone But You” dhe “The Housemaid”, por edhe nga rikthimi i saj në serialin “Euphoria”. Megjithatë, pjesa më e madhe e të ardhurave të saj lidhet me bashkëpunimet fitimprurëse me marka të njohura si Armani Beauty, Miu Miu dhe Kérastase, shkruan DailyMail. Një ndikim të madh pati edhe fushata e saj me American Eagle, e cila megjithëse u shoqërua me polemika, rezultoi shumë e suksesshme financiarisht, duke rritur ndjeshëm vlerën e kompanisë. Përveç kësaj, aktorja ka nisur edhe biznesin e saj me linjën e të brendshmeve, duke zgjeruar më tej suksesin e saj përtej aktrimit. /Telegrafi/