Chuck Norris , mjeshtër i arteve marciale dhe një nga ikonat më të njohura të filmave aksion, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Sipas njoftimit të familjes së tij, Norris ishte shtruar në spital në Havai të enjten, ndërsa sot është bërë e ditur se ai ka ndërruar jetë në orët e mëngjesit. Në deklaratë thuhet se ai u nda nga jeta i rrethuar nga familjarët dhe në paqe. “Edhe pse do të donim t’i mbanim rrethanat private, duam që ta dini se ai ishte i rrethuar nga familja dhe u largua në paqe”, thuhet në reagimin e familjes. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur fansat në mbarë botën, të cilët kanë shprehur ngushëllime të shumta, por edhe mosbesim për humbjen e një figure kaq të dashur. Vetëm pak ditë më parë, më 10 mars, Chuck Norris kishte festuar 86-vjetorin e lindjes, me ç’rast kishte ndarë një mesazh motivues me ndjekësit në Instagram. View this post on Instagram A post shared by Chuck Norris (@chucknorris) “Nuk po plakem. Po përparoj. Sot mbusha 86 vjet! Nuk ka gjë më të mirë se pak aktivitet në një ditë me diell për t’u ndjerë i ri. Jam mirënjohës për një vit tjetër, për shëndetin e mirë dhe për mundësinë që të vazhdoj të bëj atë që dua. Faleminderit që jeni fansat më të mirë në botë. Mbështetja juaj gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë më e rëndësishme sesa mund ta imagjinoni. Zoti ju bekoftë”, kishte shkruar ai. Chuck Norris do të kujtohet për karrierën e tij të gjatë në filmat aksion dhe veçanërisht për rolin në serialin e famshëm Walker, Texas Ranger, që e bëri atë një figurë kult në industrinë e argëtimit. /Telegrafi/